Manual i Përdorimit

  • Manual i Përdorimit

1 Rreth Portalit të Tregtarëve (Merchant Portal)

Portali i Tregtarëve është një zgjidhje për tregtarët, i cili implementohet si një ueb aplikacion dhe më vonë edhe si një aplikacion mobil.

Portali i Tregtarëve do t'u ofrojë tregtarëve qasje të lehtë dhe të mençur në të dhënat dhe funksionalitetet bazë:

  • Panele (dashboards) interaktive me pasqyrë të transaksioneve dhe statistika
  • Shfaqja e të dhënave rreth hierarkisë së tregtarit
    • Detajet (të dhënat) e Tregtarit)
    • Lista e Degëve
    • Detajet e degës
    • Lista e terminaleve
    • Detajet e terminalit
  • Shfaqja e të dhënave rreth transaksioneve
    • Lista e Transaksioneve
    • Detajet e transaksionit
  • Shkëmbimi i mesazheve midis tregtarëve përdorues dhe bankës
  • Krijimi i eksporteve të të dhënave dhe raporteve

Qëllimi është t'u ofrohet tregtarëve (merchants) një aplikacion i thjeshtë, i qartë dhe modern në internet/mobil, që mundëson akses të shpejtë në të dhënat e tyre dhe përditësime e përmirësime të mëtejshme të aplikacionit.

2 Kyçja (Login)

2.1 Parakushtet

Përdoruesit i jepet akses në aplikacion me rolin e caktuar të përdoruesit dhe me lidhjen e caktuar për tregtarin (i gjithë tregtari ose degë të caktuara). Përdoruesi ka marrë email mirëseardhjeje me detajet e kyçjes (login).

2.2 Kyçja (login) për herë të parë

Shënim: Kjo është e nevojshme vetëm nëse nuk jeni kyçur kurrë më parë. Për procedurën normale të kyçjes, shkoni te kapitulli. Kyçja Pasuese (Subsequent Login).

 

Klikoni butonin Kyçu (Log in) në emailin e mirëseardhjes të pranuar. Do të shfaqet formulari i mirëseardhjes ku duhet të vendosni fjalëkalimin tuaj. Pastaj klikoni butonin Vendos fjalëkalimin (Set password).

Shënim: Shihni kapitullin Rregullat e fjalëkalimit ose lexoni këshillat në fushat e inputit (input fields).

Në ekranin e radhës do t'ju kërkohet të instaloni aplikacionin e autentifikimit. Kur të instalohet, klikoni “Tjetër“ (Next).

Duhet të konfiguroni autentifikuesin. Shtoni një llogari të re në aplikacionin e autentifikimit dhe lidhni llogarinë e re me Portalin e Tregtarit (Merchant Portal) duke skanuar kodin QR të shfaqur. Kur të keni mbaruar, klikoni Tjetër (Next).

Do t‘ju kërkohet të futni OTP-në (kodkalimi njëpërdorimësh) të gjeneruar në aplikacionin e autentifikimit. Pasi ta futni atë, klikoni butonin Kyçu (Log in).

Ju jeni kyçur për herë të parë në aplikacion.

Shënim: Ju lutemi ruani linkun që shfaqet aktualisht në shfletues si të preferuar (favorit) për kyçjen tjetër në Portalin e Tregtarit.

2.3 Rregullat e fjalëkalimit

Fjalëkalimi juaj duhet të jetë të paktën 8 karaktere i gjatë, karakteret e lejuara janë a...z, A...Z, 0...9, _!@$*=-? duhet të përmbajë të paktën 5 karaktere alfanumerike dhe nuk duhet të përmbajë fjalë të zakonshme të fjalorit.

2.4 OTP

OTP (Kodkalimi Njëpërdorimësh) për autentifikim të sigurt të përdoruesit me 2 nivele në kuadër të kyçjes (login) në Portalin e Tregtarit gjenerohet në aplikacionin e autentifikimit (Google Authenticator).

Informacioni rreth instalimit të aplikacionit të autentifikimit, konfigurimit dhe përdorimit të tij përshkruhet në kapitullin Kyçja për herë të parë (First Time Login).

2.5 Kyçja pasuese

Do të shfaqet një formular mirëseardhjeje (përshëndetës) ku duhet të futni adresën tuaj të email-it dhe fjalëkalimin tuaj (të vendosur që në kyçjen e parë). Pastaj klikoni butonin Kyçu (Log in).

Në formularin tjetër futni kodin 6-shifror (Kodkalimi Njëpërdorimësh) të gjeneruar në aplikacionin e autentifikimit. Pastaj klikoni butonin Kyçu (Log in).

Ju jeni i kyçur në aplikacion.

Kujdes: Pas përpjekjeve të përsëritura të pasuksesshme të kyçjes, përdoruesi do të bllokohet.

2.6 Harrimi i fjalëkalimit

Në rast se e harroni fjalëkalimin, klikoni në butonin "Harrova fjalëkalimin" (Forgot passëord) në këndin e poshtëm të djathtë të formularit.

Kur përdoruesi fillon procesin Harrova fjalëkalimin? (Forgot password), do të fillojë rivendosja e fjalëkalimit dhe gjithashtu e OTP-së. Kështu që përdoruesit mund ta rivendosin vetë llogarinë e tyre të përdoruesit në këtë mënyrë.

Do të udhëzoheni të futni adresën tuaj të email-it.

Pastaj do të merrni një email për rivendosjen e fjalëkalimit. Shkoni te linku nga emaili dhe do t'ju lejohet të ndryshoni fjalëkalimin tuaj në një të ri.

Pasi të futni fjalëkalimin e ri, duhet të skanoni një kod të ri QR për OTP (fjalëkalimi njëpërdorimësh) (one-time passëord).

3 Komponentët e Ekranit

Ekrani i portalit përbëhet nga disa komponentë.

  1. Kryetitulli (Header)
    Emri i ekranit të shfaqur
    Shënim: Në ekranin e hyrjes (entry screen) ka një tekst mirëseardhjeje
  2. Menuja
    1. Menuja kryesore me elementet e menusë të lidhur me ekranet e të dhënave të tregtarit specifik
    2. Menuja shtesë me elementet e menusë të lidhur me të dhënat dhe shërbimet ndihmëse
  3. Përmbajtja e ekranit
    Të dhënat e shfaqura në lidhje me temën e ekranit.
    Në disa ekrane, përmbajtja është e ndarë në disa seksione,
    p.sh. në ekranet e listës së të dhënave ka
    1. Seksioni i shërbimit ku janë fusha e kërkimit, butonat, etj.
    2. Seksioni i të dhënave ku shfaqen të dhëna të veçanta

4 Funksionalitetet e Portalit

4.1 Faqja Kryesore (Home Page)

Në faqen kryesore ka një panel (dashboard) me statistikat e transaksioneve të paraqitura në grafikët.

4.2 Tregtari (Merchant)

Për të parë të dhënat e tregtarit, klikoni te „Tregtari“ (Merchant) në menynë anësore. Do të shfaqen informacionet e tregtarit, siç janë emri, ID-ja e tregtarit ose numri i regjistrimit.

Klikoni në fushën me numrin e terminaleve ose degëve për të shkuar në faqen e tyre të përgjithshme (Overvieë page).

4.3 Degët

Nën fushën „Tregtari“ do të gjeni një pasqyrë të degëve të tij. Mund të kërkoni në të dhe gjithashtu të eksportoni rezultatet në xlsx.

Në kolonën e djathtë të tabelës mund të klikoni në të dhënat e degës.

4.3.1 Detajet e degës

Detajet tregojnë informacion në lidhje me degën, statistika rreth transaksioneve të kryera atje dhe një përmbledhje të arkëtarëve për terminalet RaiPOS.

4.3.1.1 Arkëtarët

Ju mund të shtoni, modifikoni ose fshini arkëtarët për terminalet tuaja RaiPOS. Arkëtari kryesor nuk mund të fshihet, por ai mund të ndryshojë dhe vendosë vetëm fjalëkalimin e tij të paracaktuar.

4.3.1.1.1 Shto arkëtarin

Ju mund të shtoni arkëtarë të ri për terminalin tuaj RaiPOS. Për të shtuar arkatar të ri duhet të klikoni në opcionin “Shto arkëtar”.

Plotesimi i fushave si: Emri i hyrjes dhe Statusi janë të detyrueshme për të krijuar arkëtar të ri. Pasi te keni plotesuar keto fusha, zgjendhni opcionin “Ruaj”, ne menyre qe te ruhet shtimi i arkatarit te ri.

4.3.1.1.2 Ndrysho fjalëkalimin

Për të ndryshuar fjalëkalimin ose të vendosni një fjalëkalim të paracaktuar për arkëtarin kryesor dhe arkëtarët e tjerë duhet të klikoni mbi ikonen e 3 pikave vertikale te cilat gjenden ne fund te rreshtit te emrit te arkatarit. Pasi të keni klikuar hapet një dritare e vogël ku duhet të zgjedhni opcionin “Vendosni fjalëkalimin e paracaktuar” për të ndryshuar fjalëkalimin.

Pasi te zgjedhni opcionin “Change password”, ju duhet të plotësoni fushat që kërkohen për ndryshim të fjalëkalimit dhe pastaj të ruani ndryshimet duke klikuar mbi butonin “Ruaj”.

4.3.1.1.3 Përditëso arkëtarin

Ju mund të përditësoni emrin e kycjes, statusin dhe përshkrimin e një arkëtari duke klikuar mbi ikonen e 3 pikave vertikale te cilat gjenden ne fund te rreshtit te emrit te arkatarit. Pasi të keni klikuar hapet një dritare e vogël ku duhet të zgjedhni opcionin “Përditëso” për të përditësuar arkatarin.

Pasi te zgjedhni opcionin “Përditëso”, ju duhet të plotësoni fushat që dëshironi të ndryshoni dhe pastaj të ruani ndryshimet duke klikuar mbi butonin “Ruaj”.

4.3.1.1.4 Fshi arkëtarin

Ju mund të fshini arkëtarin duke klikuar mbi ikonen e 3 pikave vertikale te cilat gjenden ne fund te rreshtit te emrit te arkatarit. Pasi të keni klikuar hapet një dritare e vogël ku duhet të zgjedhni opcionin “Fshij” për të përditësuar arkatarin.

Pasi të zgjedhni opcionin “Fshij”, ju shfaqet një dritare e cila kërkon të konfirmoni veprimin e fshirjes së arkatarit.

4.4 Terminalet

Faqja “Terminalet” përmban një pasqyrë të të gjitha terminaleve në organizatën tuaj. Ju mund ta filtroni këtë pasqyrë sipas nevojës. Skenda “RaiPos” shfaqet vetëm nëse kompania juaj përdor edhe pajisje RaiPOS, përveç POS terminaleve standarde. Kjo skedë përmban një pasqyrë të terminaleve RaiPOS në organizatën tuaj.

4.4.1 Detajet e terminalit

Ju mund të shihni detajet e terminalit duke klikuar në pasqyrën e terminalit. Këtu do të gjeni statusin dhe informacione të tjera rreth terminalit.

4.4.2 Detajet e terminalit për RaiPOS

Ju mund të shihni veçoritë e lidhura me RaiPOS si terminali i aktivizimit, i kyçjes dhe i çkyçjes.

4.4.2.1 Aktivizo terminalin

Aktivizimi i terminalit RaiPOS bëhet përmes skedës “RaiPos” ose faqen e detajeve të terminalit RaiPOS klikuar në ikonen e 3 pikave vertikale, ku pas klikimit ju shfqet nje dritare e vogel nga e cila duhet të zgjidhni opsionin “Aktivizo terminalin”.

Pastaj zgjidhni perseri butonin “Aktivizo terminalin” nga dritarja qe ju shfaqet.

Shenoni kodin e pajisjes në Portalin e Tregtarit nga terminali RaiPOS, për të lidhur pajisjen me terminalin e pagesave dhe klikoni opsionin “Aktivizo”.

Pastaj klikoni butonin "Përditëso statusin e pajisjes " në terminalin RaiPOS. ID e pajisjes celulare është regjistruar dhe terminali juaj RaiPOS është gati për t'u përdorur.

4.4.2.2 Lidhja e Terminalit

Lidhja e paisjes (terminalit) mund te behet pasi te kemi hapur pasqyren e detajeve te terminaleve te POS-ve apo RaiPOS, duke klikuar mbi ikonen e 3 pikave vertikale qe gjendet ne anen e djathte te fusha terminalit, pastaj zgjedhni opcionin “Lidh pajisjen”.

Pastaj ne hapin e radhes perseri klikoni mbi opcionin “Lidh pajisjen”.

Ne vazhdim do te ju shfaqet nje QR code Përdorni aplikacionin RaiPOS për të skanuar këtë kod QR ose përdorni linkun në profilin e terminalit të pagesave për të lidhur dhe aktivizuar pajisjen.

4.4.2.3 Shkeputja e terminalit

Ju mund të shkeputni lidhjen e pajisjes përmes nga pasqyra e detajeve te terminaleve te POS-ve apo RaiPOS, duke klikuar mbi ikonen e 3 pikave vertikale qe gjendet ne anen e djathte te fusha terminalit, pastaj zgjedhni opcionin “Çlidh terminalin”.

Pastaj ne hapin e radhes perseri klikoni mbi opcionin “Çlidh terminalin”.

Pastaj konfirmoni veprimin duke klikuar në butonin “Po”, nga dritarja qe ju shfaqet.

Tani Terminali RaiPOS nuk është i aktivizuar ose i lidhur me asnjë pajisje.

4.5 Transaksionet

Faqja e Transaksioneve ofron një pasqyrë të përgjithshme të transaksioneve. Nëse keni lejet e duhura, kjo faqe do t'ju lejojë gjithashtu të kryeni veprime mbi transaksionet.

4.5.1 Të dhënat e transaksionit

Të dhënat e transaksionit mund të qasen nga pasqyra e transaksionit (transaction overvieë). Klikoni mbi tre pikat në kolonën e djathtë dhe opsioni „Shiko“ të dhënat do të zgjerohet.

4.6 Mesazhet

Funksionaliteti i modulit të Mesazheve mundëson komunikimin midis tregtarit përdorues (merchant user) dhe bankës.

Faqja Mesazhet përmban 2 skeda (tabs)

  • Kutia hyrëse (Inbox) - lista e mesazheve të dërguara te tregtari
  • Dërguar (Sent) - lista e mesazheve të dërguara nga tregtari

Duke përdorur butonin Krijo mesazh, fillon shkrimi i një mesazhi në një formular të paracaktuar, në të cilin sistemi plotëson paraprakisht dhe ofron vlera nga baza e të dhënave për të lehtësuar plotësimin e formularit për përdoruesin.

Paralelisht me mesazhin në aplikacionin Merchant Portal (Portali i Tregtarit), si dërguesi ashtu edhe marrësi do të marrin një konfirmim/njoftim me email në adresat e email-it të përcaktuara në profilet e tyre.

4.7 Raportet

Në ekranin e Raporteve, përdoruesi mund të përpunojë raport specifik bazuar në llojin e raportit të zgjedhur.

Të dhënat e raportit të shfaqura në tabelën në ekran mund të filtrohen dhe më pas të eksportohen në një dosje (fajll) në formatin e zgjedhur, p.sh. XLS, CSV etj.

5 Funksionalitetet e Përgjithshme

5.1 Eksporti

Në seksionet e pasqyrës (overvieë) në këndin e sipërm të djathtë mund të gjeni butonin „Eksporto“ (Export). Ky funksion ju lejon të shkarkoni dosjen XLS që përmban të dhënat e shfaqura (ose të filtruara) aktualisht nga tabela.

5.2 Kërkimi

Kutia e kërkimit (search box) ndodhet në këndin e sipërm të majtë të faqes së raporteve.

5.3 Filtrimi

Ngjashëm si me funksionin „Eksporto“, në këndin e sipërm të djathtë, mund të shihni butonin „Filtro“ për të ngushtuar rezultatet e tabelës bazuar në parametra të ndryshëm.

Kur të keni mbaruar me plotësimin e të dhënave (detajeve) të dëshiruara, shkoni në fund të kësaj dritareje dhe klikoni butonin blu të quajtur "Apliko filtrin" ( Apply Filter) për të shfaqur të dhënat e filtruara.

Pas aplikimit të një filtri, mund t'i shihni të gjithë parametrat e zgjedhur të listuar si kushte të veçanta. Duke klikuar në ikonën "x" pranë parametrit të filtruar, mund ta çaktivizoni atë për të zgjeruar përsëri rezultatet e shfaqura. Nëse dëshironi të anuloni të gjithë filtrat, thjesht hiqni çdo parametër të shfaqur, me të njëjtin proces siç tregohet në pamjen e ekranit më poshtë.

5.4 Pamja e Tabelës (Table View)

Më shumë rezultate për faqe

Nëse dëshironi të shfaqni më shumë rezultate për të njëjtën faqe, lëvizni poshtë tabelës së treguar dhe në këndin e poshtëm të majtë zgjidhni më shumë rezultate nga menyja zbritëse Rezultate për faqe (Results per page dropdoën menu) (shfaqet si numri 1 në pamjen e ekranit më sipër).

Faqet e listimit

Për më tepër, për të listuar rezultatet në tabelë, mund të ndryshoni faqet në këndin e poshtëm të djathtë në një pjesë specifike ose thjesht të shfaqni faqen tjetër vijuese (e shfaqur në pamjen e ekranit si numri 2).

Renditja (Sortimi) sipas kolonave

Përveç funksioneve të tjera të shikimit ose filtrimit, ju gjithashtu mund të renditni rezultatet bazuar në vlerat nga kolona të ndryshme. Mund ta bëni këtë thjesht duke klikuar mbi kryetitujt e kolonave (column headers). Kjo do t'i renditë automatikisht rezultatet në kolonë nga më i ulëti në më të lartin ose sipas rendit alfabetik (A-Z). Mund ta ktheni mbrapsht rendin e renditjes duke klikuar përsëri në të njëjtën mënyrë.

5.5 Caktimi i gjuhës

Cilësimet (settings) e gjuhës mund të gjenden në faqen e profilit.

5.6 Rivendosja e fjalëkalimit

Formulari i rivendosjes së fjalëkalimit mund të gjendet në faqen e Profilit. Vendosni fjalëkalimin tuaj ekzistues, futni fjalëkalimin e ri poshtë tij dhe ruajeni.

5.7 Përzgjedhja e Tregtarit (Merchant Selection)

Nëse përdoruesi ka vendosur parametrin Multimerchant (MultiTregtari), ai mund të hyjë në të dhënat e disa tregtarëve nën një llogari përdoruesi.

Përdoruesi kalon nga një tregtar i veçantë tek tjetri duke zgjedhur nga kutia e zgjedhjes (selectbox) në këndin e sipërm të djathtë të ekraneve të aplikacionit.

5.8 Përdoruesi i çaktivizuar/joaktiv

Nëse shfaqet një mesazh që përdoruesi është joaktiv, kjo do të thotë që përdoruesi është çaktivizuar nga administratori i bankës. Përdoruesit i kërkohet të kontaktojë mbështetjen. (Shihni linkun „Kontakti“ në faqen e kyçjes (login page).)

Ndihma e kontaktuar mund ta riaktivizojë përdoruesin dhe kjo do të rivendosë llogarinë e tyre të përdoruesit.

Përdoruesi informohet me email për rivendosjen e llogarisë së përdoruesit dhe për hapat e tjerë të nevojshëm. Pas vendosjes së një fjalëkalimi dhe OTP-je të ri nga përdoruesi, përdoruesi mund të hyjë përsëri në aplikacionin ueb/mobil. Nëse përdoruesi nuk vendos një fjalëkalim dhe OTP të ri, do të shfaqet një mesazh gabimi kur të përpiqet të kyçet (login) duke përdorur kredencialet e vjetra.

6 Menaxhimi i Përdoruesve

Funksionaliteti i përshkruar në këtë kapitull është i disponueshëm për përdoruesit me rolin e përdoruesit „Admin“ dhe është i qasshëm në ekranin „Përdoruesit“.

6.1 Krijo Përdorues

Klikoni Krijo përdorues (Create user) në kryetitullin (header) e kolonës së djathtë në ekranin „Përdoruesit“.

Do të shfaqet dritarja kërcyese (pop-up ëindoë) „Krijo përdorues“.

Parametrat e mëposhtëm të përdoruesit duhet të caktohen:

  • Emri
  • Mbiemri
  • E-mail - përdoret si emër kyçjeje (login name) dhe duhet të jetë unik
  • Emri i kompanisë ose Nr. i Regjistrimit të tregtarit
  • Lidhja (detyrimi) e përdoruesit (User binding)
    • Shihni përshkrimin në nënkapitullin më poshtë
  • Roli i përdoruesit
    • Shihni përshkrimin në nënkapitullin më poshtë

Numri i telefonit nuk është i detyrueshëm.

Pasi të keni futur të dhënat, klikoni Ruaj. Përdoruesi do të krijohet, do të caktohet statusi i „Miratuar“, do të identifikohet nga një ID unik Përdoruesi dhe do të njoftohet me email mirëseardhjeje me udhëzimet për kyçje (login instructions).

6.1.1 Rolet e Përdoruesve

Çdo përdorues ka të caktuar rol(e) përdoruesi, të cilat i caktohen përdoruesit gjatë procesit të krijimit të përdoruesit nga administratori.

Minimumi bazë është që roli „Përdoruesi“ dhe përdoruesi mund të kenë çdo kombinim të roleve të përdoruesit (shih më poshtë).

Rolet e caktuara të përdoruesve mund të ndryshohen në kuadër të përditësimit të përdoruesit nga administratori.

Roli i përdoruesit Përshkrimi
Përdorues Mund të lexojë të gjitha të dhënat (përveç atyre financiare) sipas lidhjes (detyrimit-binding) së përdoruesit. Roli është minimumi bazë dhe nuk mund të hiqet.
Administrator Mund të krijoj një përdorues për kompaninë vetanake (tregtari), por nuk mund t'i caktohet roli i Administratorit.
Financiar Mund të lexojë të dhëna financiare, p.sh. Tarifat, BIN-et në ekranin „Të dhënat e Degës“ (Bank Details).

6.1.2 Lidhja e Përdoruesit (User binding)

Çdo përdorues ka të caktuar një lidhje përdoruesi, e cila i caktohet përdoruesit gjatë procesit të krijimit të përdoruesit nga administratori.

Lidhja e përdoruesit përcakton se cila pjesë e hierarkisë së kompanisë (tregtarit) është e qasshme/e dukshme për përdoruesin (shih më poshtë).

Lidhja e caktuar e përdoruesit mund të ndryshohet brenda përditësimit të përdoruesit nga administratori.

Lidhja e përdoruesit Description
Tregtar Përdoruesi mund të shohë të dhënat e të gjithë hierarkisë së tregtarit.
Degë Përdoruesi mund të shohë vetëm të dhënat e degëve të zgjedhura të cilat janë vendosur në përzgjedhjen e Degëve brenda procesit të krijimit të përdoruesit.
Multitregtar (Multimerchant) Përdoruesi mund të shohë të dhënat e të gjithë hierarkisë së disa tregtarëve.

6.2 Përditësimi i përdoruesit

Klikoni mbi tre pikat në kolonën e djathtë të ekranit „Përdoruesit“ dhe zgjidhni „Përditëso“ nga menyja e zgjeruar e opsioneve.

Do të shfaqet dritarja kërcyese (pop-up) „Përditëso përdoruesin“.

Parametrat e mëposhtëm të përdoruesit mund të ndryshohen:

  • Emri
  • Mbiemri
  • Numri i telefonit
  • Lidhja e përdoruesit (User binding)
  • Roli i përdoruesit

Pasi të keni përditësuar të dhënat, klikoni Ruaj.

Shënime:
Email-i përdoret si emër kyçjeje (login name) dhe mund të ndryshohet vetëm nga administratori nga banka.
Roli „administrator“ mund t'i shtohet përdoruesit vetëm nga administratori nga banka.

6.3 Rivendosja (resetimi) e llogarisë së përdoruesit

Klikoni mbi tre pikat në kolonën e djathtë të ekranit „Përdoruesit“ dhe zgjidhni „Rivendosni Llogarinë e Përdoruesit“ (Reset User Account) nga menyja e zgjeruar e opsioneve.

Shfaqet një pyetje e sistemit për të konfirmuar rivendosjen. Klikoni Po nëse llogaria e përdoruesit duhet të rivendoset.

Statusi i përdoruesit të çaktivizuar ndryshon në „Joaktiv“ dhe përdoruesi nuk mund të hyjë (kyçet) në portalin e tregtarit derisa të riaktivizohet nga administratori.

Shënim: Kur përdoruesi fillon procesin "Harruat fjalëkalimin?" (Forgot password?"), do të fillojë rivendosja e fjalëkalimit dhe gjithashtu e OTP-së. Kështu që përdoruesit mund ta rivendosin vetë llogarinë e tyre të përdoruesit në këtë mënyrë.

6.4 Çaktivizo Përdoruesin

Klikoni mbi tre pikat në kolonën e djathtë të ekranit Përdoruesit dhe zgjidhni Çaktivizo nga menyja e zgjeruar e opsioneve.

Shfaqet një pyetje e sistemit për të konfirmuar çaktivizimin. Klikoni Po.

Statusi i përdoruesit të çaktivizuar ndryshon në „Joaktiv“ dhe përdoruesi nuk mund të hyjë (kyçet) në portalin e tregtarit derisa të riaktivizohet nga administratori.

6.5 Aktivizo Përdoruesin

Një përdorues në statusin „Joaktiv“ mund të caktohet përsëri aktiv duke klikuar Aktivizo në menynë e opsioneve që shfaqet pasi të klikoni mbi tre pikat në kolonën e djathtë të ekranit „Përdoruesit“.

6.6 Multitregtari (Multimerchant)

Administratori nga banka mund të krijojë dhe përditësojë një përdorues me parametrin Multimerchant, pra, një përdorues që hyn me një adresë email-i dhe ka qasje në të dhënat e disa tregtarëve.

Në dritaren „Krijo përdorues / Përditëso përdoruesin“, administratori mund të klikojë fushën „Multitregëtari“ dhe të caktojë më shumë tregtarë, të dhënat e të cilëve mund t'i qaset përdoruesi.